16 vjeçari me shpikje gjeniale për nënat me aftësi të kufizuara |FOTO & VIDEO|

Dhe sikur për fat, Alden Kain një nxënësi shkollës së mesme nga Detroiti i cili kishte filluar një kurs të veçantë dizajni, ka bashkëpunuar me Sharina'n për të shpikur një karrocë fëmijësh që njëkohësisht është edhe karrocë invalidësh. Pas gjashtë muaj punë intenzive, prototipi i tyre doli të jetë i suksesshëm.

Fun

30/09/2015 15:06

Sharina Jones ishte plagosur me armë zjarri kur ishte pesë vjeçare dhe si pasojë kishte humbur aftësinë e lëvizjes së këmbëve. Tridhjetë vite më vonë, kur ajo ishte duke pritur që të lindë fëmijën e parë ajo kishte filluar të brengosej se si do t’ia dilte që t’a lëvizë karrocën e fëmijës përderisa edhe ajo lëvizë me karrocë invalidësh.

Dhe sikur për fat, Alden Kain një nxënësi shkollës së mesme nga Detroiti i cili kishte filluar një kurs të veçantë dizajni, ka bashkëpunuar me Sharina’n për të shpikur një karrocë fëmijësh që njëkohësisht është edhe karrocë invalidësh. Pas gjashtë muaj punë intenzive, prototipi i tyre doli të jetë i suksesshëm.

“Ishte mrekulli që e takova dhe bisedova me të, se çka don dhe çka nuk don,” Kaini ka rrëfyer për disa media lokale. “Bisedat me të ishin ndihmë jashtëzakonisht e madhe, si dhe mundi për të gjetur funksionalitetin e paisjes, ku mund të vendoset qanta me mjetet e nevojshme për fëmijën. Kur më në fund e pamë se si po e përdorte ajo këtë paisje, gëzimi dhe emocionet ishin të papërshkrueshme,” vazhdoi ai, transmeton lajmi.net

wheelchair-stroller-disabled-mom-alden-kane-gif-1

wheelchair-stroller-disabled-mom-alden-kane-6

wheelchair-stroller-disabled-mom-alden-kane-gif-2

wheelchair-stroller-disabled-mom-alden-kane-gif-3

YouTube player