15 gjërat për të cilat mund të pendoheni në të ardhmen, nëse s’i bëni për sa kohë jeni të rinj

Ndryshimi, lënia e zonën së rehatisë kërkon guxim, por nëse në të 20-at apo 30-at tuaja nuk provoni asgjë të re, e sigurtë që në të ardhmen do të pendoheni për shanset që i latë të iknin.

Fun

17/01/2019 20:43

Mësoni sa jeni në kohë

Mësoni të luani një instrument muzikor, mësoni një gjuhë të huaj atëherë kur keni kohë. Ndoshta në të ardhmen do të jetë shumë vonë dhe do të pendoheni përse nuk përmbushët një ëndërr të hershme.

Vazhdimi i miqësive apo lidhjeve toksike

Të menduarit për të tjerët përpara vetes do t’ju shterojë energjitë pozitive. Mbani larg njerëzit toksikë, sepse pas disa vitesh do të kuptoni se mirëqenia juaj mendore dhe emocionale është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Vite më vonë do të kuptoni se askush nuk është i pazëvendësueshëm.

Përdorni krem me faktorë mbrojtës kundër rrezeve të diellit. Lëkura juaj do t’jua shpërblejë duke shkëlqyer e duke fshehur vitet si me magji.

Do të pendoheni për udhëtimet dhe mundësitë që nuk keni kapur “atë çast”. Ju mund të mendoni se kur të keni mjaftueshëm para do të udhëtoni, por e vërteta është se me kalimin e viteve bëhet gjithmonë e më vështirë të hiqni dorë nga shumë gjëra e të udhëtoni. Koha më e përshtatshme është e tashmja.

Mos lejoni shoqërinë të përcaktojë se kush jeni ju ! Mos lejoni që gjinia, rraca, përkatësia fetare të drejtojë ëndrrat dhe mundësitë tuaja. Thyeni tabu dhe jini ai që dëshironi

Mund të pendoheni për këshillat e prindërve që s’ua keni vënë veshin atehërë kur duhej.

Mos kini frikë të thoni “të dua” në të tashmen, nesër mund të jetë vonë dhe ju mund të pendoheni përse nuk keni shprehur gjithçka ndjeni.

Shqetësoheni më shumë nga se duhet për atë çfarë të tjerët thonë. Vetëm pas shumë vitesh do të kuptoni se njerëzit gjithmonë do të flasin e do të interpretojnë gjërat sipas interesit tuaj. Ky nuk duhet të jetë problemi juaj.

Mbajeni kokën lart e mos lejoni askënd të shkelë mbi dinjitetin tuaj.

Mos mbani mëri. Njerëzit do t’ju lëndojë është e pashmangshme, por të mbajturit mëri dhe të qenët i trishtuar gjithë kohës ju dëmton ju në radhë të parë!

Mos vendosni nevojat e të tjerëve, përpara tuajave. Në të ardhmen do të pendoheni përse punuat fort për ëndrrat e të tjerëve dhe jo tuajën.

Shpenzoni kohë me njerëzit që doni, atëherë kur keni mundësinë. Pranojeni ftesën e një të afërmi, pijeni kafen me atë kushëririn që s’e keni parë prej kohësh dhe qëndroni në shtëpi me prindërit. Një ditë mund të gjendeni të vetëm dhe do të kthenit kohën pas vetëm për të parë dhe një herë të dashurit e zemrës.

Gjithmonë do të ketë diçka për t’u shqetësuar, por vendosni prioritete se cilat gjëra në jetë duhet të marrin vëmendjen apo kohën tuaj.

Mund të pendoheni për kohën që e keni vrarë duke mos bërë asgjë. Lexoni, zgjeroni horizontet dhe mësoni. Ky proces nuk përfundon atëherë kur një nxënës çohet nga bankat e shkollës.