15 futbollistët më të shtrenjtë shqiptarë, mos u befasoni nga këta emra (VIDEO)

Tashmë që është mbyllur merkato e verës një faqe e specializuar ka publikuar një listë të 15 lojtarëve shqiptar më të shtrenjtë.

Lajme

02/09/2016 20:34

Pjesë e listës janë lojtarët shqiptar nga të gjitha trojet etnike. Nuk kishte si të mungonin listës emrat e yjeve që bën lëvizje të bujshme në këtë merkato si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, që u transferuan tek Arsenali për shumën e 90 milion eurove së bashku.

Nga kombëtarja shqiptarë në listë janë portieri Etrit Berisha që së fundmi veshi fanellën e Atalantës pasi u largua nga Lacio.

Berisha vlen 3.5 milion euro. Pas tij vjen bomberi i sulmit kuq e zi, Sokol Cikalleshi me 2.8 milion euro.

Shkëlzen Gashi që luan tek amerikanët e Kolorado Rapids vlen 2.75 milion euro.

Po ashtu në listë gjendet edhe Milot Rashica që në mënyrë surprizë zgjodhi të lërë kombëtaren shqiptare për të përfaqësuar ngjyrat e Kosovës.

Rashica vlen 2.75 milion euro. Në 15-shën më të shtrenjtë shqiptare gjenden edhe emrat e Valon Berishës, talentit Florent Hadërgjonaj, Blerim Xhemajlit…

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.