14 vjeçari u vra për hakmarrje

Burime në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se 14 vjeçari është vrarë për motive hakmarrjeje, derisa i plagosuri ka qenë viktimë e rastit.

Lajme

08/01/2014 11:58

F.K, i lindur në vitin 1999, është vrarë, kurse Ç.B, i lindur në vitin 1999, është plagosur në oborrin e shkollës Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë rreth mesditës së mërkurë.

Burime të Kosovapress në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se 14 vjeçari është vrarë për motive hakmarrjeje, derisa i plagosuri ka qenë viktimë e rastit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se deri më tani nuk dihen motivet e vrasjes e as vrasësi.

Kurse, drejtoresha e Shkollës Fillore “Emin Duraku”, Valbona Hadri, ka thënë se rasti nuk ka të bëjë me shkollën dhe se kjo ngjarje e dhimbshme është e rastësishme që ka ndodhur në oborr të shkollës.

 Vrasje pranë shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë 

Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri sot në afërsi të shkollës fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar rastin, por nuk ka mundur të japë detaje tjera.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës ka thënë se policia është njoftuar rreth orës 12:00 të ditës së sotme për gjuajtje me armë në afërsi të shkollës fillore.

“E kemi marrë informacionin që ka pasur gjuajtje me armë. Pak më vonë është konfirmuar vdekja e një personi. Detaje tjera nuk mund të jap për momentin. Paraprakisht duhet t’i kompletojmë të dhënat rreth rastit”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësja Ahmeti.

Raportohet se viktima është një person rreth moshës 14 vjeçare.

Bëhet e ditur se vrasja ka bërë që të ndërpritet procesi mësimor në të njëjtën shkollë.

Sot ishte dita e parë e mësimit në gjysmëvjetorin e dytë, pas një pushimi trejavor.