”111 milion ton plehra nuk do të kenë vend për t’u deponuar”

Sipas hulumtimeve të reja, kohët e fundit Kina ka goditur në lidhje me importimin e mbeturinave plastike, e cila rezulton në miliona ton mbeturina plastike të zhvendosura.

Auto & Tek

22/06/2018 14:22

Pasi Kina e ka ndaluar këtë lloj importimi, vendet si SHBA iu duhet të gjejnë mënyra të reja për t’u marrë me mbeturinat e tyre, transmeton lajmi.net

Me 31 dhjetor 2017, Kina ndaloi që vendet e huaja të dërgonin në brigjet e saj mbeturina plastike për t’u asgjësuar. Për të llogaritur ndikimin e këtij ndalimi, hulumtuesit në Universitetin e Gjeorgjisë shikuan se sa mbeturina plastike Kina ka importuar nga viti 1988 në 2016.

Ata pastaj përdorën këtë informacion për të llogaritur se deri në vitin 2030, ndalimi mund të lërë 111 milion tonë metrikë plehrash plastike pa një vend asgjësimi, sipas një studimi të botuar sot në Advances Sciences. /Lajmi.net/