11 të helmuar në një qebaptore në Mitrovicë, përfshihen nxënës 15 vjeçar

11 persona janë helmuar nga një restaurant të ushqimeve të shpejta në qytetin e Mitrovicës.

Lajme

13/09/2017 18:22

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyra për informim e Policisë së Kosovës, ku është bërë e ditur që të helmuarit ku përfshihen dhe nxënës të moshës 15 vjeçare, janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Tutje policia ka bërë të ditur se është intervistuar pronari i restaruantit ku janë ushqyer të rinjt të cilët kanë pësuar helmime, ndërsa rreth këtij rasti janë duke u marr prokuroria.

Të helmuarit i takojnë moshës 23 më i vjetri e deri tek më i riu 15 vjeçar.