Kek me reçel portokalli

Një kek i butë në aromë portokalli dhe i thjeshtë për tu përgatitur. Një ëmbëlsirë që do ju bëjë mëngjesin tuaj te mrekullueshëm.

Lifestyle

14/03/2016 16:53

Përbërësit:

300 gr miell
100 gr sheqer
4 vezë
230 ml kos i bardhe
100 gr gjalpe i shkrire
100 gr reçel portokalli
maja per embelsira
pak sode buke

Përgaditja:

Fillojmë duke rrahur vezët se bashku me sheqerin. Shtojmë me pas reçelin e portokallit. I përziejmë së bashku dhe më pas shtojmë edhe kosin e bardhë.

Në një enë tjetër përziejmë miellin me majanë për ëmbëlsira dhe soden e bukës. Sitim miellin sipër vezëve dhe e trazojmë të gjithë masën. Tek ëmbëlsira hedhim edhe gjalpin e shkrirë por jo të nxehtë. E trazojmë derisa të arrijmë një mase homogjene.

Masën e hedhim në një tavë të lyer gjalpë më parë dhe e pjekim në furrë të nxehtë për 30-40 minuta në temperaturën 180°C.
Ëmbëlsira kek me reçel portokalli është gati. E lemë të ftohet dhe kur e shërbejmë hedhim sipër sheqer pluhur.

Ju bëftë mirë!