Brownie- katrorë të mrekullueshëm çokollate

Receta më e mirë për këtë ëmbëlsirë të famshme amerikane.

Lifestyle

05/03/2016 15:15

Përbërësit:

225 g gjalpë, e shkrirë
400g sheqer i kaftë
1 lugë e mesme ekstrakt vanilje
4 vezë
225g miell
140g kakao
1 lugë e mesme kripë
gjysmë luge e vogël pluhur për pjekje
125g çokollatë e copëtuar

Përgaditja:

Ndizni furrën në 180C. Lyeni me gjalpë dhe miell një enë për pjekje.

Rrihni gjalpën, sheqerin dhe vaniljen. Shtoni vezët një nga një.

Siteni miellin, kakon, kripën dhe pluhurin për pjekje dhe shtojani masës. Rraheni ngadalë deri sa mielli zhduket, pastaj shtoni copëzat e çokollatës dhe vazhdoni të përzini.

Futeni në furrë dhe pjekni për 20 minuta. Lëreni të ftohen para se t’i servoni./lajmi.net

Ju bëftë mirë!