Zbulohet vrasësi në Sarandë, mbajti zi për viktimën që vrau vet

Ajet Rexhepi, ish-polic i komunës Xarrë në Shqipëri u arrestua nga policia për vrasjen e 44-vjeçarit Pajtim Shehu.

Lajme

17/02/2016 09:42

Lajmi habiti banorët e zonës që treguan se një ditë pas vrasjes, ai kishte qenë në varrimin e fqinjit, duke mbajtur zi për viktimën.

Ajet Rexhepi u arrestua pasi u mor në pyetje nga policia. Në duart e tij u gjetën gjurmë të barutit. Pajtim Shehu u vra me një plumb në ballë pas një grabitjeje, në një dyqan të fshatit. Fqinji i tij e vrau duke shfrytëzuar situatën e konfliktit gjatë grabitjes. Mes të dyve ka pasur një konflikt të hershëm.