Digjet shtëpia në Tropojë, 9 familjarë në qiell të hapur

Nëntë anëtarë të familjes Toska në fshatin Margegaj të Tropojës kanë mbetur në qiell të hapur pasi banesa e tyre u përfshi nga zjarri.

Lajme

16/02/2016 23:25

Ngjarja ndodhi mesditën e të martës. Fatmirësisht në këtë incident nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse bëri të munduar shuarjen e zjarrit dhe moslejimin e përhapjes së flakëve në banesat përreth.

Kryefamiljari Agim Toska, në pronësi të të cilit ishte banesa, thotë se dëmet e shkaktuara janë të mëdha dhe ai nuk ka asnjë mundësi të përballojë, pasi jeton vetëm me një asistencë. Ndaj ai bën thirrje për ndihmë nga shteti.

Dyshohet se shkak i zjarrit qe një shkëndijë elektrike.