Zhbogar: Asociacioni nuk krijon të njëjtën situatë si në Bosnje

​Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se BE nuk sheh rrezik që Asociacioni i komunave serbe mund të krijojë një situatë si në Bosnje e Hercegovinë.

Lajme

26/01/2016 21:50

 

Ai në një intervistë në RTK, ka përmendur të arriturat e Kosovës në procesin e MSA-së, liberalizimin e vizave dhe dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, duke arritur që qytetarëve të Kosovës t’ua lehtësojë jetën në Kosovë.

Zhbogar ka arsyetuar numrin më të madh të kushteve për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës, krahasuar me vendet e rajonit, duke thënë se BE-ja kishte një përvojë jo të mirë me vendet e rajonit pas liberalizimit të vizave, pasi që u rrit fluksi i qytetarëve që kërkonin të punonin në BE, edhe pse ata nuk kanë këtë të drejt.

Ai tha se në të ardhmen do të duhet edh enjë dialog i brendshëm në mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë për t’i hequr keqkuptimet që mund të ndodhin, transmeton KosovaPress.

“BE nuk sheh rrezik që Asociacioni i komunave serbe mund të krijojë një situatë si në Bosnje e Hercegovinë”, ka thënë Zhbogar.