10 mrekullitë e botës

Nëse planifikoni ta vizitoni një vend të bukur dhe të rrallë, më poshtë mund të gjeni përgjigje. Ne ua prezantojmë 10 mrekullitë gjeologjike më të bukura në botë, të cilat do t’ju lënë pa frymë: Pamukkale, Turqi Pamukkale, që në turqisht do të thotë ‘kështjella e pambuktë’, është një vend natyral në Turqi, në provincën…

Lifestyle

18/11/2013 13:00

Nëse planifikoni ta vizitoni një vend të bukur dhe të rrallë, më poshtë mund të gjeni përgjigje. Ne ua prezantojmë 10 mrekullitë gjeologjike më të bukura në botë, të cilat do t’ju lënë pa frymë:

Pamukkale, Turqi

Pamukkale, që në turqisht do të thotë ‘kështjella e pambuktë’, është një vend natyral në Turqi, në provincën Denizli. Ajo mund të shihet nga një distancë e largët, madje edhe kur ju jeni në anën tjetër të luginës, gati 20 kilometra nga qyteti. Lëvizjet tektonike e kanë mundësuar formimin e shumë gurëve, që duken si pambukë. Uji që rrjedh ka përmbajtje të kalciumit dhe dyoksidit të karbonit, që formon acidin karbonik dhe kjo hapësirë bëhet e bardhë.

Parku nacional Chapada Diamantina, Brazil

Një park me 1,520 kilometra katrorë në shtypin e Bahias, në veri-lindje të Brazilit. Ajo është një pllajë shumë e thatë me male, që fillojnë nga 800 metra, të cilët arrijnë deri në 2000. Përfshin male, kodra, lugina etj, me një sistem të gjerë të shpellave, ku rrjedhin lumenj dhë ujëra. ‘Chapada’ në portugalisht do të thotë ‘shkëmbinj të pjerrët’, ndërsa ‘Diamantina’ u referohet diamanteve të gjendur këtu në mesin e viteve ’80.

Kullat e akullta në Monte Erebus, Antarktidë

Gjenden në ishullin Ross dhe është një vullkan aktiv dhe konstant nga viti 1972. Brenda krateritgjendet njëra nga lavat e pakta në botë. Këtu zjarri dhe akulli kombinohen dhe formojnë një pejsazh që të lë pa frymë.

Fly Geyser, Nevada, SHBA

I njohur edhe si Fly Ranch Geyser është një ngohës uji, që gjendet në brendësi të një shtegu privat. Përkundër faktit se duket e madhe, është e gjatë vetëm një metër e gjysmë. Është formuar gjatë një shpimi, duke krijuar një pus, në kërkim të energjive alternative. Nga shkëmbinjtë del ujë, duke u krijuar ‘fontana’.

Retë Danxia, Kinë

Fjalë për fjalë nënkupton ‘retë e reja vjollcë’ dhe është një emër i një pejsazhi të veçantë, i karakterizuar nga formacionet e gurëve ranorë të kuq dhe me një pjerrtësi, që është vendosur në jug-perëndim të Kinës, në një zonë me klimë subtropikale. Është e vështirë që ta përshkosh, kështu që për këtë motiv është ruajtur e paprekur flora dhe fauna, sa që këtu jetojnë afro 400 specie të rralla dhe të mbrojtura. Nga viti 2010 është bërë pjesë e trashëgimisë botërore, Unesco.

Deserti i kripës, Salar de Uyuni, Bolivi

Është hapësira më e madhe e kripës në botë (10.582 km kuadratë) dhe gjendet në një hapësirë mbidetare prej 3.650 metrash.  Thuhet se përmban 10 miliardë tonelata të kripës. Sipas legjendave të Incas, në shkretëtirë atje gjenden Ojos de Salar (sytë e shkretëtirës së kripës). Bëhet fjalë për vrima në sipërfaqen kripore, nga të cilat dalin ujërat nëntokësore, të cilët në raste të caktuara bëhen të padukshëm dhe të rrezikshëm.

Shkëmbinjtë e Shilinit, Kinë

Gjendet në provincën kineze të Yunnan dhe është ndërtuar nga formacione të ndryshme gjeologjike, që bashkërisht formojnë park nacional. Shkëmbinjtë me majë e veçojnë këtë mrekulli natyrore. Sigurisht, shkëmbinjtë janë të rrethuar me lule, që i bëjnë ata edhe më tërheqës.

Kasha Katuwe Tent Rocks National Monument, Meksikë, SHBA

Pak larg nga Santa Fe, gjenden shkëmbinjtë e bardhë, Kasha-Katuwe, të formuar nga shtresat e shkëmbinjve vullkanikë dhe hirit, që datojnë nga shpërthimet vullkanike, që kanë ndodhur 6-7 milionë vjet më parë. Me kalimin e kohës, ndryshimi i motit dhe erozioni ka krijuar kanione të magjishme dhe ujëvara, të larta 25 metra.

Parku natyral i Ischigualastos, Argjentinë

E ka marrë emrin e një formacioni gjeologjik që gjendet në provincën argjentinase San Juan, në veri të vendit, afër kufirit me Kilin. Per veçantinë e saj është regjistruar në trashëgiminë botërore nga UNESCO. Emri i saj do të thotë ‘vendi ku del hëna’, për shkak të pamjeve hënore.

Malet e Wulian, Kinë

Është një park pyjor i mbrojtur dhe i karakterizuar nga 50 male të larta, nga të cilët rrjedhin shumë ujëvara dhe lumenj. Në tokë janë formuar më shumë se 20 shpella dhe afro 15 pishina natyrale, por edhe gryka të thella të ujit.