​Shënohet Dita Evropiane kundër trafikimit me njerëz

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, do të mbajë sot konferencë e cila organizohet në shënim të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.  

Lajme

18/10/2018 07:50

Aktivitetet në kuadër të fushatës kundër trafikimit do të zgjasin një muaj dhe synojnë ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për fenomenin e trafikimit.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë Hashim Thaqi, Presidenti i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës se Kosovës, Ekrem Mustafa, ministër i Punëve të Brendshme, Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Colleen Hyland, zëvendës ambasadore e SHBA-ve në Kosovë,  si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.