​Më 11 nëntor del në shitje iPad Pro

Kompania Apple ka deklaruar se iPad Pro do të jetë në dispozicion për t’u porositur online të mërkurën dhe do të arrijë në dyqane në fund të kësaj jave. Tableti me ekran 12.9 inç, do të ketë çmimin 799 $, por kushton më shumë se 1,000 $ në qoftë se blerësit duan gjithashtu një tastierë dhe një majë shkruese opsionale.

Auto & Tek

09/11/2015 21:53

Pajisja do të jetë në dispozicion në më shumë se 40 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Kinën dhe Japoninë.

Shitjet e iPad janë në rënie për disa periudha 3-mujorë, pasi iPhonët kanë rezultuar më shumë të kërkuar. Apple shiti 54.86 milionë iPad në vitin e mbyllur më 26 shtator – një rënie prej 19 për qind nga një vit më parë.

Që nga lancimi i iPad-it me ekran 9.7-inç në vitin 2010, Apple ka lançuar një version mini në vitin 2012 me një ekran 7.9-inç. Apple lançoi iPad Pro më 9 shtator./kp