​Kontrolle të rrepta dhe pritje e veçantë i bëhet John Kerryt

Ardhja e sekretarit të shtetit amerikan John Kerry, ka shtyrë Qeverinë e Kosovës që të bëjë përgatitje të veçantë për pritje.

Lajme

02/12/2015 14:49

Në Aeroportin e Prishtinës, aty edhe ku është vendi i vetëm që do të ndalet sekretari Kerry, janë lejuar vetëm kameramanët dhe fotoreporterët e jo edhe gazetarët.

Pritet që Kerry do të mbajë fjalim para kamerave.

Sekretari i shtetit do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa, dhe dy zëvendësit e tij Hashim Thaçi dhe Branimir Stojanoviq.