​Berlin: Shpërthen vetura, një i vdekur (Foto)

Në Berlin sot ka eksploduar një veturë me ç’rast ka vdekur një mashkull, i cili e drejtonte ndërkohë që sipas Policisë besohet se bëhet fjalë për një bombë.

Bota

15/03/2016 11:59

Zëdhënësi i Policisë në Berlin Jens Berger ka thënë për Asociated Press se shpërthimi ka ndodhur herët në mëngjes në lagjen perëndimore të qytetit, Charlottenburg .

“Hetuesit tanë besojë se shpërthimin e ka shkaktuar një pajisje eksplozive” ka thënë Policia.

Hetuesit e policisë edhe më tej po bëjnë përpjekje që të vërtetojnë identitetin e shoferit të vrarë.