Zyrtari policor dje u plagos si kalimtar rasti- Dy grupe kishin mosmarrëveshje në Fushë-Kosovë
Të shtëna me armë zjarri pati dje në Fushë-Kosovë. Si shkak nga këto të shtëna i plagosur mbeti një person. I plagosuri në këtë rast është zyrtar policor. Sipas policisë viktima mashkull, zyrtar policor jashtë detyrës si kalimtar rasti është plagosur nga dy grupe që kishin mosmarrëveshje mes vete. “Viktima është dërguar për tretman mjekësor…
Lajme
Të shtëna me armë zjarri pati dje në Fushë-Kosovë. Si shkak nga këto të shtëna i plagosur mbeti një person.
I plagosuri në këtë rast është zyrtar policor.
Sipas policisë viktima mashkull, zyrtar policor jashtë detyrës si kalimtar rasti është plagosur nga dy grupe që kishin mosmarrëveshje mes vete.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar kosovarë të cilët janë liruar në konsultim me prokurorin, ndërsa një i dyshuar tjetër është arratisur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Njësitet policore me urdhër të prokurorit kanë kryer bastisje në lidhje me rastin, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar.
Në konsultim me prokurorin kujdestar janë iniciuar veprat e cekura penale si “VRASJE NË TENTATIVË& SHKAKTIM I RREZIKUT TË PERGJITHSHËM, KANOSJE& ARMËMBAJTJE PA LEJE”, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Lajmi.net/