Zyrtari i PDK-së kërkon nga Sveçla të mos gënjej për takimin me Gjuriqin

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci e ka quajtur gënjeshtar Xhelal Sveçlën e Vetëvendosjes.

Lajme

08/12/2019 11:26

Kjo për shkak se Sveçla u pa mbrëmë në një tavolinë bashkë me drejtorin e të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.

Koci ka shkruar në Facebook se të gjithë atyre që kanë punuar nëpër institucione iu ka rënë të jenë nëpër takime bashkë me përfaqësues serbë, por kanë qenë të kujdesshëm që të mos ulen në një tavolinë me ta.

“Të gjithëve që kemi qenë në institucione, na ka rënë të jemi edhe me përfaqësues serbë, por organizatorët kanë qenë aq të kujdesëm që të mos na ulin afër me ta! Këtë kujdes kanë treguar edhe për drekat apo darkat e organizuara edhe nëse ka qenë një tavolinë e madhe apo e vogël!

Ka qenë zgjedhje e jona nese kemi dashur te komunikojmë me ta apo te ulemi edhe per kafe në një tavolinë!

Prandaj mos gënje Xhelal”, ka shkruar Koci.

Sipas asaj që është raportuar, takimi ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Pse u takua Sveçla me njeriun që para dy ditësh fyeu viktimat e masakrës së Reçakut