Zyrtari i arrestuar për kurdisje të tenderëve në vlerë 8.8 milionë euro raportohet se është Lulzim Bajrami i AME
Policia e Kosovës ka zhvilluar një hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procedurat e tenderëve publikë. Si rezultat, është arrestuar një zyrtar i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME). Siç ka raportuar Gazeta Express, i arrestuari është Lulzim Bajrami, zyrtar në AME. Ai dyshohet se ka ndihmuar operatorë ekonomikë të fitojnë tenderë…

Lajme
Policia e Kosovës ka zhvilluar një hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procedurat e tenderëve publikë. Si rezultat, është arrestuar një zyrtar i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME).
Siç ka raportuar Gazeta Express, i arrestuari është Lulzim Bajrami, zyrtar në AME.
Ai dyshohet se ka ndihmuar operatorë ekonomikë të fitojnë tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në kundërshtim me ligjin.
Vlera e përgjithshme e tenderëve të dyshuar kap shumën mbi 8.8 milionë euro.
Pas intervistimit, Bajrami është dërguar në mbajtje për 48 orë.