Zyrtari i AAK-së skandalizon me postimin: A e doni ma shumë Kurtin a gruan e tij?
Pjesë e mediave me dashje apo pa dashje së fundi është bërë bashkëshortja e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, Rita Augestad Knudsen. Mbrëmë në një debat televiziv, gazetari serb, Branislav Kërstiq deklaroi se gruaja e kryeministrit punon në Beograd. “Gruaja e z.Kurtit është duke punuar në Beograd. Është e angazhuar në një kompani ndërkombëtare e…
Lajme
Pjesë e mediave me dashje apo pa dashje së fundi është bërë bashkëshortja e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, Rita Augestad Knudsen.
Mbrëmë në një debat televiziv, gazetari serb, Branislav Kërstiq deklaroi se gruaja e kryeministrit punon në Beograd.
“Gruaja e z.Kurtit është duke punuar në Beograd. Është e angazhuar në një kompani ndërkombëtare e cila është duke monituru dhe udhëheq krejt prodhimin e elektricitetit në Serbi në shtetin e Serbisë”, ka thënë Kërstiq, transmeton lajmi.net.
E pas kësaj sot ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu duke e mohuar kategorikisht një gjë të tillë.
“Kjo nuk është e vërtetë. Ky është lajm i rremë. Bashkëshortja e Kryeministrit Kurti është e punësuar vetëm në NUPI (Insituti Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare) dhe jeton midis Oslos dhe Prishtinës. Gjithashtu, nuk është anëtare në asnjë bord askund”, ka thënë Kryeziu.
Por një postim skandaloz, e aspak të përshtatshëm sot e bëri një prej zyrtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Zyrtari i AAK-së, Lulëzim Blaka publikoi një postim në mënyrë sondazhi ku pyet:
“Kënd e doni më shumë?
Kurtin apo gruan e Kurtit?”.
Nuk dihet se pse e bëri një publikim të tillë Blaka, por padyshim se është krejtësisht i papërshtatshëm dhe i panevojshëm./Lajmi.net/
Gazetari serb tha se gruaja e Kurtit është duke punuar në Beograd, reagon Përparim Kryeziu