Zyrtarët amerikanë drejt Egjiptit për negociata mbi lirimin e pengjeve dhe planin e paqes

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, së bashku me Jared Kushnerin, dhëndrin dhe këshilltarin e afërt të Trumpit, pritet të udhëtojnë këtë fundjavë drejt Egjiptit për të zhvilluar bisedime lidhur me lirimin e pengjeve të mbetura dhe elementet e tjera të planit të paqes për Lindjen e Mesme. Sipas zyrtarëve amerikanë,…

Bota

04/10/2025 17:19

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, së bashku me Jared Kushnerin, dhëndrin dhe këshilltarin e afërt të Trumpit, pritet të udhëtojnë këtë fundjavë drejt Egjiptit për të zhvilluar bisedime lidhur me lirimin e pengjeve të mbetura dhe elementet e tjera të planit të paqes për Lindjen e Mesme.

Sipas zyrtarëve amerikanë, vizita synon të konkretizojë hapat e ardhshëm pas deklaratës së Hamasit se është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet izraelite që mbahen ende në Rripin e Gazës, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Hamasi nuk ka dhënë miratimin e plotë për të gjitha pikat e planit me 20 pika që është propozuar në kuadër të iniciativës amerikane.

Negociatat ndërmjet Izraelit dhe Hamasit pritet të rifillojnë në ditët në vijim në Kajro, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë që përfshin, përveç lirimit të pengjeve, edhe çështje të tjera kyçe për një armëpushim të qëndrueshëm dhe paqe afatgjatë në rajon./lajmi.net/