ZYRTARE: Ylli i Interit kalon në Rusi

Joao Mario thotë se është bashkuar me "një klub të shkëlqyeshëm" pasi u largua zyrtarisht nga Interi për Lokomotiva Moskën.

Sport

27/08/2019 22:43

Joao Mario transferohet te Lokomotiv si huazim me një mundësi blerje prej 18 milionë eurove, dhe ai u prezantua nga klubi i tij i ri sot në mbrëmje.

“Jam shumë i lumtur që u bashkova me Lokomotivin”, theksoi mesfushori, transmeton lajmi.net.

“E di që ky është një klub i shkëlqyeshëm. Ata kanë nënshkruar me shumë lojtarë të famshëm dhe me përvojë”.

“Kam pyetur Manuel Fernandes dhe Eder për Lokomotiv kur luanim për ekipin kombëtar portugez”, potencoi ai. /Lajmi.net/