Zyrtare: Yamal rinovon me Barcelonën dhe merr fanellën ikonike me numrin 10

Barcelona ka konfirmuar një nga lajmet më të mëdha të verës: Lamine Yamal, supertalenti i ri katalanas, ka rinovuar kontratën e tij me klubin deri në vitin 2031, duke vulosur të ardhmen e tij si një nga shtyllat e skuadrës për vitet që vijnë. Vetëm sa ka mbushur 18 vjeç, Yamal ka bërë që tifozët…

Sport

16/07/2025 19:26

Barcelona ka konfirmuar një nga lajmet më të mëdha të verës: Lamine Yamal, supertalenti i ri katalanas, ka rinovuar kontratën e tij me klubin deri në vitin 2031, duke vulosur të ardhmen e tij si një nga shtyllat e skuadrës për vitet që vijnë.

Vetëm sa ka mbushur 18 vjeç, Yamal ka bërë që tifozët e Barçës të ëndërrojnë sërish, ndërsa sot ai ka marrë edhe një përgjegjësi historike, nga sezoni i ardhshëm, ai do të mbajë mbi supe fanellën me numrin legjendar 10, të trashëguar nga ikonat si Lionel Messi, Ronaldinho dhe më herët, vetë Maradona.

Presidenti Joan Laporta dhe Yamal u paraqitën para mediave të buzëqeshur, duke prezantuar fanellën e re në një moment që konfirmon besimin e plotë të klubit te ky yll i ri.

Rinovimi deri në 2031 dhe dhënia e numrit 10 janë një mesazh i qartë: Barça e sheh Lamine Yamal si liderin e brezit të ri dhe një figurë rreth të cilës do të ndërtohet skuadra e së ardhmes.