Zyrtare: Valdes në Man Utd
Victor Valdes ka nënshkruar kontratë për 18 muaj me Manchester Unitedin, ka njoftuar menaxheri i gjigantit anglez, Louis van Gaal.

Sport
Ish portieri i Barcelonës, Victor Valdes ka nënshkruar për Manchester Unitedin si “portieri i dytë”, ka njoftuar menaxheri Louis van Gaal.
32-vjeçari ka nënshkruar marrëveshje për 18 muaj, me opsion të vazhdimit për një tjetër vit.
“E shoh se ky është një klub shumë special”, deklaroi Valdes i cili do të shërbejë mbulesë për David de Gean.
Van Gaal ka thënë se Valdes ka qenë “mjaft impresionues” në stërvitje.