Zyrtare: Tottenham nënshkruan me Bissouma

Tottenham Hostpur kanë nënshkruar me Yves Bissouma.

Sport

17/06/2022 17:16

‘Spurs’ kanë arritur marrëveshje me Brighton për transferimin e Bissouma te ekipi i Antonio Conte.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një komunikate.

Tottenham e kanë blerë lojtarin për 29 milionë euro plus shtesa dhe me një kontratë afatgjate të nënshkruar.

Në korrik, 2018, lojtari kishte nënshkruar për Brighton, ai bëri 123 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar gjashtë gola dhe tri asistime./Lajmi.net/