Zyrtare: Todd Boehly, pronar i ri i Chelsea
Skuadra e Chelseas tashmë e ka pronarin e ri.

Sport
Të paktën kështu ka konfirmuar vetë klubi në faqën e tyre zyrtare, duke thënë se është arritur marrëveshje me Todd Boehly.
Nga investimi total që është duke u bërë, 2.5 miliardë do të shkojnë në blerjen e aksioneve.
Përveç kësaj 1.75 miliardë do të investohen për vetë klubin, përfshirë këtu akademinë dhe klubin e femrave.
Shitja totale pritet të përfundojë në fund të majit.
Pos Boehlyt, bashkaksionarë do të jenë edhe Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjorg Wyss. /Lajmi.net/
Club Statement.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 7, 2022