Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

Autostrada Durrës-Tiranë është bllokuar përkohësisht në zonën pranë Shijakut për shkak të prezencës së madhe të tymit të shkaktuar nga zjarri që ka përfshirë fshatin Koxhas. Sasia e dendur e tymit, siç shkruan A2, ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve. Për këtë arsye, është vendosur bllokimi i përkohshëm i…

Lajme

06/07/2026 17:09

Autostrada Durrës-Tiranë është bllokuar përkohësisht në zonën pranë Shijakut për shkak të prezencës së madhe të tymit të shkaktuar nga zjarri që ka përfshirë fshatin Koxhas.

Sasia e dendur e tymit, siç shkruan A2, ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve.

Për këtë arsye, është vendosur bllokimi i përkohshëm i segmentit deri në përmirësimin e situatës.