Zyrtare: Skuadra e Lirisë e shkarkon Klodian Duron

Skuadra e Ligës së Parë, Liria e Prizrenit ka larguar nga stoli trajnerin shqiptar, Klodian Duron. Duro u largua menjëherë pas humbjes turpëruese ndaj 2 Korrikut në Ligën e Parë. Edhe pse klubi njofton se Duro është larguar për shkak të disa arsyeve personale, në fakt – largimi ka ndodhur pikërisht për shkak të rezultateve…

Sport

24/09/2025 14:20

Skuadra e Ligës së Parë, Liria e Prizrenit ka larguar nga stoli trajnerin shqiptar, Klodian Duron.

Duro u largua menjëherë pas humbjes turpëruese ndaj 2 Korrikut në Ligën e Parë.

Edhe pse klubi njofton se Duro është larguar për shkak të disa arsyeve personale, në fakt – largimi ka ndodhur pikërisht për shkak të rezultateve negative.

“Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Klodian Duro, është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale”, shkruhet në njoftimin e klubit

Skuadra e Lirisë së Prizrenit pritet që gjatë këtyre ditëve të bëjë publike trajnerin e ri.