ZYRTARE: Simone Inzaghi largohet nga Lazio

Simone Inzaghi nuk është më trajner i Lazios.

Sport

27/05/2021 20:26

Klubi i Lazios sapo ka konfirmuar largimin e Simone Inzaghit, transmeton lajmi.net.

Inzaghi sot kishte një bisedë me presidentin e Lazios, Lotito, i cili thuhet të ketë ndaluar tentativat për rinovimin e kontratës së tij.

Konfirmimi si trajner i Interit tani pritet të jetë vetëm çështje kohe./Lajmi.net/