ZYRTARE: Shtyhet ndeshja Udinese – Fiorentina
Kampionati elitar i futbollit italian ka dalë nga ekuilibri, si pasojë e Coronavirusit.

Sport
Katër ndeshje të Serie A janë shtyrë gjatë xhiros së 25-të, kurse probleme duket se do të ketë edhe në xhiron e ardhshme.
Bëhet e ditur tashmë se ndeshja mes Udinese dhe Fiorentina, e planifikuar për 29 shkurt, nuk do të luhet, transmeton lajmi.net.
‘Stadio Friuli’ ka anuluar të gjitha evenimentet sportive deri më 1 mars, duke lënë të kuptohet se ndeshja e planifikuar për 29 shkurt (18:00) do të caktohet për tjetër datë.
Gjasat janë të mëdha që edhe ndeshje të tjera të xhiros së ardhshme të anulohen, si pasojë e panikut që ka kapluar Italinë nga Coronavirusi.
Në Itali, deri më tani janë numëruar 3 viktima nga ky virus, kurse numri i të prekurve shënon 152./Lajmi.net/