ZYRTARE: Rahoveci kompleton ekipin me transferimin e Milik Yarbrough

KB Rahoveci ka kompletuar ekipin në prag të fillimit të sezonit të ri.

Sport

27/08/2021 11:32

Skuadra e Rahovecit tashmë ka kompletuar rosterin dhe është gati për fillimin e edicionit të ri, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, ‘Vreshtarët’ kanë shtuar në radhët e tyre amerikanin Milik Yarbrough.

Yarbrough aktivizohet në pozitat 2 dhe 3, ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e BBC Heffingen në Luksemburg ku luajti me mesatare prej 21.8 pikë, 10 kërcime, 2.8 asistime për ndeshje.

Rahoveci me këtë ekip synon që edicionin e ri të luftojë në të gjitha frontet, pasi ka sjellur në ekip basketbollist më shumë përvojë vendor dhe të huaj. /Lajmi.net/