Zyrtare: PSG shkarkon Pochettinon

Mauricio Pochettino dhe PSG kanë ndarë rrugët.

Sport

05/07/2022 13:06

Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino ka ndërprerë sot bashkëpunimin me skuadrën e PSG, përcjell lajmi.net.

Ky bashkëpunim ndërpritet para kohe, pasi parisienët kanë një emër tjetër të preferuar për stolin.

Christophe Galtier është njeriu që do të vendoset në krye të stolit të PSG, si pasues i Pochettino.

Pochettino arriti të fitonte Ligue 1 me skuadrën e PSG. /Lajmi.net/