Zyrtare: Prishtina transferon lojtarin që Drita “nuk e vlerësoi”
FC Prishtina ka zyrtarizuar edhe transferimin e radhës në afatin kalimtar të verës. Qendërsulmuesi 19-vjeçar, Eridon Maloku i është bashkuar klubit më të trofeshëm të futbollit kosovar, shkruan lajmi.net. Maloku ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin kryeqytetas, njofton faqja zyrtare e FC Prishtina. “Qendërsulmuesi, Eridon Maloku, 19 vjeç, i lindur më 21.01.2004 në Zhegër të…
Sport
FC Prishtina ka zyrtarizuar edhe transferimin e radhës në afatin kalimtar të verës.
Qendërsulmuesi 19-vjeçar, Eridon Maloku i është bashkuar klubit më të trofeshëm të futbollit kosovar, shkruan lajmi.net.
Maloku ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin kryeqytetas, njofton faqja zyrtare e FC Prishtina.
“Qendërsulmuesi, Eridon Maloku, 19 vjeç, i lindur më 21.01.2004 në Zhegër të Gjilanit, në Prishtinë transferohet nga skuadra juniorë (U19) e Dritës. Realizues i 24 golave dhe 17 asistimeve të edicionit të sa po përfunduar ka nënshkruar për 3 vitet e ardhshme me skuadrën tonë” – thuhet në njoftimin zyrtar të Prishtinës.
Pas nënshkrimit të kontratës, Maloku ka thënë se iu bashkua Prishtinës, pasi Drita nuk e vlerësoi.
“Kam qenë nën kontratë me Dritën, por nuk isha i vlerësuar. Prishtina më kishte përcjellë, interesimi i saj më bëri të lumtur. Nuk hezitova fare që menjëherë të jem pjesë e klubit më të madh në vend duke qenë se është ëndërr e çdo futbollisti të vesh fanellën e Prishtinës”, tha ai për faqen zyrtare të klubit./Lajmi.net/