ZYRTARE: Prishtina mëson kundërshtarin në Ligën e Evropës

Prishtina e ka mësuar kundërshtarin që do ta ketë përballë në raundin para-kualifikues të Ligës së Evropës.

Sport

11/06/2019 13:29

‘Bardhekaltërit’ do takohen me klubin nga Gjibraltari, St Joseph’s.

Në shortin i cili u hodh disa minuta më parë në Nyon të Zvicrës, ekipi që drejtohet nga Mirel Josa është favorit absolut, transmeton lajmi.net.

Prishtina për shkak që kishte marrë pjesë edhe më herët në Ligën e Evropës, fitoi koeficient më të lartë dhe u rendit në vazon e parë e parë, çka i mundësoi që të ketë përballë kundërshtarë më të dobët.

Ndeshjet e para zhvillohen më 27 qershor, ndërsa ato kthyese më 4 korrike (e enjte).

Prishtina edhe kësaj radhe shkoi në Ligën e Evropës si nën-kampione e Superligës së Kosovës, pasi Feronikeli arriti të rrëmbente trofeun e ligës dhe atë të Kupës.

Çiftet e plota: 

Progrès (LUX) v Cardiff MU (ËAL)
La Fiorita (SMR) v Engordany (AND)
Sant Julià (AND) v Europa (GIB)
Ballymena (NIR) v NSÍ (FRO)
Prishtina (KOS) v St Joseph’s (GIB)
Tre Fiori (SMR) v KÍ Klaksvík (FRO)
Barry Toën (WAL) v Cliftonville (NIR). /Lajmi.net/