Zyrtare: Portieri Stivi Frashëri largohet nga Ballkani

Portieri Stivi Frashëri është larguar zyrtarisht nga Ballkani, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar vetë portieri shqiptar me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram. Frashëri me këtë rast ka shprehur falënderimin e tij për krerët e klubit suharekas, bashkëlojtarët dhe tifozët e skuadrës. “U afrova si kampion dhe si…

Sport

12/06/2023 14:12

Portieri Stivi Frashëri është larguar zyrtarisht nga Ballkani, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar vetë portieri shqiptar me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

Frashëri me këtë rast ka shprehur falënderimin e tij për krerët e klubit suharekas, bashkëlojtarët dhe tifozët e skuadrës.

“U afrova si kampion dhe si i tillë po ju lë. Pas kaq shumë suksesesh në një kohë kaq të shkurtër vjen dita që duhet të hedh një hap dhe të provojë një aventurë të re. Falënderoj Presidencën, në veçanti Nderim Nexhipin dhe Idriz Hajrizin për mbështetjen dhe përkrahjen që më kanë dhënë gjatë këtyre dy viteve. Falënderim i madh shkon dhe për Xhebrailat. Me keqardhje po lë pas vëllezër, miq dhe shokë shumë të mirë dhe me zemër ju uroj suksese sa më lart në arenat ndërkombëtare dhe kudo” – shkroi Frashëri në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Stivi Frashëri (@stivifrasheri77)


32-vjeçari u transferua te Ballkani në vitin 2021 nga Teuta e Durrësit dhe ka qenë i padiskutuar në 11-shen startuese, duke regjistruar paraqitje fantastike, përfshirë edhe ato në Ligën e Konferencës.

Frashëri më parë karrierë ka bërë edhe te Kukësi, Bylisi, Tirana dhe Flamurtari në Vlorë./Lajmi.net/