Zyrtare: Pjanic largohet nga Barcelona
Mesfushori boshnjak nuk do të jetë më pjesë e skuadrës katalunase. Miralem Pjanic nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës, pasi që sonte është zyrtarizuar të klubi Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pjanic është larguar tashmë me një marrëveshje të përhershme, derisa sezonin e kaluar ai ishte i huazuar në skuadrën e…
Sport
Mesfushori boshnjak nuk do të jetë më pjesë e skuadrës katalunase.
Miralem Pjanic nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës, pasi që sonte është zyrtarizuar të klubi Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pjanic është larguar tashmë me një marrëveshje të përhershme, derisa sezonin e kaluar ai ishte i huazuar në skuadrën e Beshiktash.
Boshnjaku ka nënshkruar kontratë dy vjeçare deri në qershorin e vitit 2024 me opsion që ta zgjatë edhe një vit, deri më 2025.
Ai do ta bartë numrin 10 në fanellë. /Lajmi.net/