ZYRTARE: Oliver Kahn do ta zëvendësojë Rummeniggen si Drejtor ekzekutiv i ri i Bayern Munich
Oliver Kahn do të marrë detyrën e Drejtorit ekzekutiv të Bayern Munich.
Sport
Karl-Heinz Rummenigge është larguar nga klubi para afatit të caktuar, ai kishte kontratë me Bayern Munich deri në fund të vitit, përkatësisht deri me 31.12.2021, por është larguar para afatit duke e cilësuar largimin e tij si gjëja më logjike një hap i shëndosh për klubin, transmeton lajmi.net.
Olivier Kahn do të jetë pasuesi i tij dhe do ta marrë detyrën e tij nga dita e nesërme.
“Ishte gjëja më logjike dhe strategjikisht e duhura për klubin”, deklaroi Rummenigge.
Ndërsa Kahn falënderoi Rumeniggen duke e cilësuar si njëri nga më të rëndësishmit për historinë e Bayernit.
“Nuk mund të vlerësojmë me fjalë shërbimet dhe historinë tënde këtu”, deklaroi Olivier Kahn./Lajmi.net/
Karl-Heinz #Rummenigge legt Vorstandsvorsitz nieder – Oliver #Kahn folgt ihm zum 1. Juli nach. #DankeKalle
— ? MEISTER ? (@FCBayern) June 1, 2021