Zyrtare: Nuk ndalet Drenica, përforcohet me Gjonin dhe Rapon
Drenica ka njoftuar me dy transferimet më të fundit, Eglantin Gjoni dhe Donald Rapo.

Sport
Gjoni së fundmi ishte pjesë e Llapit, derisa me “Kuq e Zinjtë” nënshkroi kontratë për gjashtë muaj me mundësi rinovimi, përcjellë lajmi.net.
Ndërsa, Rapo së fundmi ishte pjesë e Laçit nga Superliga e Shqipërisë dhe Drenica s’ka bërë të ditur për sa vite e ka ‘blinduar’.
Njoftimi i plotë i klubit nga Skenderaji:
Gjoni dhe Rapo, përforcimet e radhës!
Skenderaj – 07 Janar 2021
Në vazhden e konsolidimit të skuadrës për stinorin pranveror 2021, drejtuesit e klubit kanë përmbyllur edhe dy marrëveshje me dy futbollistë.
Fjala është për qendërmbrojtësin, Eglantin Gjoni, i cili më herët ishte pjesë e Laçit kurse se fundmi u aktivizua në KF Llapi. Gjoni ka nenshkruar kontratë deri në fund të këtij kampionati me mundësi vazhdimi.
Ndërkohë, edhe mesfushori Donald Rapo, do të veshë fanelën kuq e zi , deri në fund të ketij kampionati. Rapo se fundmi u aktivizua të skuadra e Laçit në Shqipëri.
Drejtuesit e klubit gjatë ditëve në vijim , do të prezantojnë edhe përforcime tjera./Lajmi.net/