ZYRTARE: Në Premier Ligë hapet afati kalimtar i verës

Afati kalimtar i verës edhe zyrtarisht është hapur në Premier Ligë, ndërsa klubet nga tani kanë drejtë regjistrimin e lojtarëve të rinj.

Sport

16/05/2019 10:14

Federata e Futbollit të Anglisë (FA) ka bërë të ditur se afati kalimtar kësaj radhe do fillonte më 16 maj dhe mbaron më 8 gusht, në orën 18:00.

Por klubet angleze kanë të drejtë vetëm shkëmbimin/transferimin e lojtarëve që luajnë për klubet e tjera angleze, pasi për transferimin e lojtarëve që luajnë në vende të tjera, duhet të presin deri më 1 qershor, përcjell lajmi.net.

Kjo pasi afati kalimtar i verës në shumicën e kampionateve fillon më 1 qershor, por Federata e Anglisë është e vendosur për ndryshime si zakonisht.

Edhe pas 8 gushtit, kur mbyllet afati kalimtar në Premierligë, klubet angleze do të mund të shesin apo huazojnë lojtarë nga ligat si Liga e Parë dhe Liga e Dytë, niveli i tretë dhe i katërt i futbollit në Angli, pasi që aty nuk do të mbyllet afati kalimtar deri më 2 shtator. /Lajmi.net/