Zyrtare: Messi e vazhdon kontratën
Lionel Messi e ka vazhduar kontratën me Barcelonën. Ylli argjentinas nënshkroi për një vit, duke u bërë futbollisti më i paguar në botë, me 20 milionë euro në sezon.

Sport
Leo Messi e ka vazhduar kontratën me Barcelonën të hënën. Futbollisti argjentinas ka qenë i pranishëm bashkë me babanë e tij, Jorge Messi dhe presidentin Josep María Bartomeu, si dhe disa drejtues të tjerë të klubit.
Edhe pse klubi nuk i ka bërë të ditura shifrat, ylli argjentinas do t’i marrë 20 milionë euro të pastra dhe tre të tjerë varësisht nga sukseset, ndërsa kontrata e tij do të zgjasë deri në vitin 2018, kurse klauzola e shkëputjes së saj është 250 milionë euro.