ZYRTARE: Mbrojtësi i Real Madrid huazohet tek Cadiz

Klubi spanjoll Real Madrid ka qenë tejet pasiv deri tani në këtë merkato në sjelljen e ndonjë futbollisti.

Sport

10/08/2021 13:56

Madrilenët kanë qenë pasiv deri tani në afrim të ndonjë lojtari të ri në Berrnabeu, por kanë qenë aktiv në shitje.

Skuadra e Ancelottit ka bërë vetëm një transferim gjatë këtij afati, duke e transferuar David Alaban nga Bayern Munich me parametra zero.

Në anën tjetër ‘Galaktikët’ kanë shitur tandemin mbrojtës që i shërbeu për vite të tëra ekipit spanjoll, bëhet fjalë për mbrojtësin legjendar Sergio Ramos, dhe Raphael Varane. Njëri duke u transferuar tek PSG si transferim i lirë, kurse tjetri i zyrtarizuar tek ekipi anglez Manchester United për shumën e rreth 40 milionë funteve.

Brahim Dias ishte lojtari tjetër që u shit për tek Milani, e duket se kjo nuk do të përfundojë me kaq.

Madrilenët tani kanë larguar edhe mbrojtësin 21-vjecar të klubit, Victor Chust, në drejtim të Cadiz në formë huazimi për sezonin 2021-22.

Real Madrid po synon me cdo kusht që të transferoj Kylian Mbappe nga Real Madrid këtë verë, dhe tani ky transferim duket se ka gjasa që të ndodhë, pasi PSG mund të lejojnë largimin e tij pas transferimit të Messit që tani është cështje e kryer tek ekipi francez. /Lajmi.net