ZYRTARE: Marin Dokuzovski trajner i KB Pejës

KB Peja ka arritur marrëveshja me trajnerin Marin Dokuzovski.

Sport

24/02/2022 17:38

Dokuzovski do drejtojë klubin kosovar pas një karrierë të bujshme në Maqedoninë e Veriut, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Pejës pa ndërhyrje:

“Zyrtare: Marin Dokuzovski në KB Peja

Njoftojmë se KB Peja ka arritur marrveshje me trajnerin nga Maqedonia e Veriut, Marin Dokuzovski.

Dokuzovski njihet si një ndër trajnerët më të mirë në rajon dhe ka një përvojë të madhe si trajner i Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut dhe ekipe si: MZT Skopje, Rabotnicki, Lukoil, Sigal Prishtina etj. Ai i ka të fituara shumë Kampionate dhe Kupa shtetnore në Maqedoni te Veriut, Bullgari dhe Kosovë.

Trajneri do vazhdoj punën për ta kompletuar ekipen dhe për ta përgaditur për play-off.

Mire se vjen z. Dokuzovski!

Welcome Mr. Dokuzovski”, shkroi klubi./Lajmi.net/