Zyrtare: Man Utd së shpejti përfundon bashkëpunimin me Teamviewer
Manchester United së shpejti do ta përfundojë marrëveshjen me sponzorin aktual, Teamviewer. Kështu të paktën ka lajmëruar vetë klubi, në një njoftim zyrtar, transmeton lajmi.net. Ende nuk është bërë e ditur se kush do ta zëvendësojë sponzorin në fjalë te “Djajtë e Kuqë”. Teamviewer nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Man Utd në vitin 2021 dhe ky…

Sport
Manchester United së shpejti do ta përfundojë marrëveshjen me sponzorin aktual, Teamviewer.
Kështu të paktën ka lajmëruar vetë klubi, në një njoftim zyrtar, transmeton lajmi.net.
Ende nuk është bërë e ditur se kush do ta zëvendësojë sponzorin në fjalë te “Djajtë e Kuqë”.
Teamviewer nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Man Utd në vitin 2021 dhe ky pakt ishte valid deri në vitin 2026.
Gjithsesi, me dakordimin në mes të palëve, kooperimi përfundoi shumë më herët. /Lajmi.net/