Zyrtare: Llapi arrin marrëveshje me një klub rus, ia shet Axel Gnapin

KF Llapi ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit Axel Gnapi, i cili do të vazhdojë karrierën e tij te klubi rus FC Fakel Voronezh. Marrëveshja është arritur pas interesimit të vazhdueshëm nga ana e klubit rus, ndërsa palët kanë rënë dakord për kushtet e transferimit. Përmes një komunikate zyrtare, Llapi ka bërë të ditur se ka…

Sport

16/01/2026 14:34

KF Llapi ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit Axel Gnapi, i cili do të vazhdojë karrierën e tij te klubi rus FC Fakel Voronezh.

Marrëveshja është arritur pas interesimit të vazhdueshëm nga ana e klubit rus, ndërsa palët kanë rënë dakord për kushtet e transferimit.

Përmes një komunikate zyrtare, Llapi ka bërë të ditur se ka vendosur ta lirojë futbollistin, duke vlerësuar ofertën e paraqitur dhe zhvillimet e bisedimeve mes dy klubeve.

Klubi nga Podujeva ka shprehur mirënjohje për kontributin, angazhimin dhe profesionalizmin e treguar nga Gnapi gjatë periudhës së tij te Llapi, duke i uruar atij suksese dhe mbarësi në vazhdim të karrierës profesionale./lajmi.net/