ZYRTARE: Lista e Real Madridit për sfidën ndaj Chelseas, rikthehen Ramos, Mendy dhe Valverde
Është mësuar lista e plotë e Real Madridit për sfidën e radhës ndaj Chelseas.
Sport
Pas barazimit 1 – 1 në “Santiago Bernabeu”, “Los Blancos” udhëtojnë në Londër për të siguruar kalimin në finale të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.
Real Madrid ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar, ku janë edhe Kroos, Ramos, Valverde dhe Mendy, që ishin në dyshime për këtë ndeshje.
Lista e plotë:
Portierë: Courtois, Lunin dhe Altube
Mbrojtës: Militao, Ramos, Nacho, Marcelo, Odrizola, Mendy dhe Miguel
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Isco, Valverde, Arribas dhe Blanco
Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Vinicius, Mariano dhe Rodrygo.
📋✅ ¡Nuestros convocados para el partido 🆚 @ChelseaFC_Sp!#UCL pic.twitter.com/rLIK835T2i
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 4, 2021
Përballja mes dy skuadrave zhvillohet në “Stamford Bridge”, nesër me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/