ZYRTARE: Liridon Fetahaj përfundon te kjo skuadër

Pasi njoftoi largimin nga FC Prishtina, Liridon Fetahaj ka konfirmuar skuadrën e re.

Sport

15/08/2019 21:28

Futbollisti nga Prizreni nëpërmjet profilit zyrtar në Facebook ka njoftuar se sezonin e ardhshëm do ta vesh fanellën e Ballkanit.

Skuadra nga Suhareka ka arritur t’i sigurojë shërbimet e prizrenasit, duke u bërë njëri nga transferimet e shumta të ardhur këtë verë në ekipin që drejtohet nga Ismet Munishi.

“Falenderoj Presidentin Arsim Kabashi qe beri gjithqka te jem pjese e tyre, shpresoj qe t’i arrijm qellimet e ekipit. FC Ballkani”, ka shkruar ai në Facebook.

Fetahaj ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare. /Lajmi.net/