ZYRTARE: Lionel Messi kompleton kalimin te PSG

PSG më në fund ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e yllit Lionel Messi.

Sport

10/08/2021 22:22

Pas 21 viteve në “Camp Nou”, Messi u largua si agjent i lirë nga Barcelona, derisa tani i është bashkuar skuadrës franceze, shkruan lajmi.net.

Argjentinasi sot (e martë) arriti në Paris, ku fillimisht u prit nga mijëra tifozë në aeroport, pastaj përfundoi testet mjekësore, para se të shkonte në hotel, vend ku gjithashtu shumë tifozë e priten me entuziazëm.

Pas disa videove radhazi që ishin paralajmëruese, PSG tani konfirmoi ardhjen e Messit me mbishkrimin: Një diamant i ri në Paris.

Messi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi për një tjetër, derisa do fitojë rreth 35 milionë euro për sezon përfshirë bonuset. Ndërkohë, argjentinasi do mbajë numrin 30 në fanellë./Lajmi.net/