ZYRTARE: Lionel Messi fiton Topin e Artë për herën e shtatë në karrierë

Ylli i PSG-së, Lionel Messi është zyrtarisht fitues i Topit të Artë për vitin 2021.

Sport

29/11/2021 21:55

Pas një suksesi të shkëlqyer me Argjentinën, ku fitoi Kupën e Amerikës, ku edhe ishte golashënuesi më i mirë dhe top asistuesi, Messi arriti të fitojë edhe çmimin me prestigjiozë në botë, shkruan lajmi.net.

Pos kësaj, Messi ishte njëkohësisht edhe golashënuesi numër një në La Liga, pavarësisht që Barcelona siguroi vetëm trofeun e Kupës së Spanjës.

Sonte (e hënë) në ceremoninë në Paris, Messi fitoi Topin e Artë për herën e shtatë në karrierë, ndërsa dy rivalët si Robert Lewandowski dhe Jorginho, u renditen në pozitat dy, respektivisht tre.

Me 126 vota nga gazetarët anë e mbanë globit, Messi doli fitues para polakut/Lajmi.net/