Zyrtare: Lexus do të prodhojë konceptin LF-LC

Lexus tani edhe zyrtarisht njoftoi se do të fillojë ndërtimin e konceptit LF-LC.

Auto & Tek

16/11/2014 14:11

Që nga momenti kur ishte zbuluar për herë të parë në shfaqjen e veturave në Detroit më 2012, si publiku ashtu edhe mediat e kishin shtyrë Lexus që të fillojë prodhimin e versionit të tij madhështor të LF-LC.

Lexus pranoi se ishte i lumtur që t’i shohë të gjithë të befasuar nga ky veprim pozitiv, kështu që filloi t’i eksplorojë mundësitë e prodhimit të konceptit, transmeton Lajmi.net.

Sipas një raporti të ri nga Auto Express, zëvendës presidenti i Lexus Europe, Alian Uyttenhoven, ka konfirmuar se koncepti LF-LC do të shkojë në prodhim të plotë.

Uyttenhoven gjithashtu konfirmoi se vetura nuk do të kushtojë 350,000 funte. Por, pyetjet ende mbesin nëse kjo veturë do të jetë me një sistem hibrid prej 500 kuaj-fuqi.

Këto janë imazhet zyrtare të veturës që do të prodhohet nga Lexus.