Zyrtare: Lewandowski lojtari më i ri i Barcelonës
Tashmë edhe zyrtarisht Robert Lewandowski është lojtari më i ri i Barcelonës. Pas shumë takimesh në mes drejtuesve të Bayern Munich dhe ekipit të Barcelonës, është arritur një marrëveshje për sulmuesin. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ekipi i Xavi Hernandez në faqen e tyre, duke njoftuar se është arritur marrëveshja me klubin bavarezë për…
Sport
Tashmë edhe zyrtarisht Robert Lewandowski është lojtari më i ri i Barcelonës.
Pas shumë takimesh në mes drejtuesve të Bayern Munich dhe ekipit të Barcelonës, është arritur një marrëveshje për sulmuesin.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ekipi i Xavi Hernandez në faqen e tyre, duke njoftuar se është arritur marrëveshja me klubin bavarezë për transferimin e Lewandowskit, transmeton lajmi.net.
Dëshira e yllit polak ishte vetëm ekipi katalanas, pasi ai ishte i vërshuar nga ofertat.
Shuma që thuhet se ekipi i Barçës kanë paguar për sulmuesin është 50 milionë euro.
Ndërsa, ai pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin./Lajmi.net/
Agreement in principle for the transfer of Robert Lewandowski
🔗 https://t.co/quEclaHkdl https://t.co/YTCRbaW173
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 16, 2022